Në Kosovë në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Siç thuhet në raportin e policisë, rastet kanë ndodhur në Suharekë, Gjakovë dhe Malishevë.
Në Suharekë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka fyer dhe ka ofenduar një grua.
“Suharekë 10.05.2023-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka fyer e ofenduar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një grua në Gjakovë ka pranuar ndihmë mjekësore pasi ishte sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Gjakovë 10.05.2023 – 16:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, shpjegon raporti i policisë.
Edhe në Malishevë një grua ka njoftuar se një burrë në vazhdimësi i ka shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari gjendet në arrati.
“Malishevë 10.05.2023 – 15:50. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.