Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një 60-vjeçar u hodh nga kati i katër i banesës së tij. Shtetasi mbeti viktimë, ndërsa mësohet se është analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia:
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastrito Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.