Gjyqi special, vazhdon dëshmia e dëshmitarit të katërt, seanca si zakonisht e mbyllur

Edhe sot ka vazhduar e mbyllur seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen si të akuzuar për krime lufte në Hagë.

Prandaj, dëshmitari i katërt po jep dëshminë e tij në seancë të mbyllur. Njëjtë kishin vepruar edhe dëshmitarët paraprakë.

Aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020 dhe  është bërë publike më 5 nëntor. Atë ditë, Thaçi dha dorëheqjen nga pozita e presidentit të Kosovës dhe u transferuar për në Hagë.

Mbi të dhe ish-pjesëtarët tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë rëndon akuza në të cilën thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të cilët gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, janë deklaruar të pafajshëm qysh në seancat e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *