Vidhet lokali në Prishtinë, pronarja sulmohet fizikisht

Një grua ka raportuar në polici se lokali i saj i cili gjendet në Prishtinë ishte cak i një vjedhjeje gjatë së mërkurës.

Ajo ka bërë të ditur se disa gjësende janë vjedhur nga një person i panjohur.

Po ashtu, e njëjta ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, i cili ka arritur të ikë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur disa gjësende nga nga një lokal, viktima kishte tentuar ta ndalonte të dyshuarin por i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *