Konjufca për Dialogun: S’pranojmë modele që rrezikojnë shtetin dhe qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga kryetari, Timothy Chorba.

Ai ka theksuar se takime të kësaj natyre janë mundësi e mirë për të trajtuar tema që janë me interes vital për rajonin derisa ka thënë se ndalja e gjenocidit serb është projekti më i rëndësishëm i bashkësisë ndërkombëtare që pasoi më shpalljen e pavarësisë.

Duke folur lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka theksuar se qeveria është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve, por tërhoqi vërejtjen se nuk do të lejohet opsione që rrezikojnë shtetësinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë për qytetarët e të dyja shteteve, por assesi, në asnjë rrethanë nuk do të pranohen modele që rrezikojnë shtetin dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës”, tha ndër të tjera kryetari Konjufca.

Në anën tjetër, anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve ritheksuan vazhdimësinë e mbështetjes së popullit dhe shtetit amerikan për Kosovën dhe aspiratat euro-atlantike të saj. ​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *