Bordi i Transparencës ka ndryshuar sot çmimin e karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta është rritur me katër lek, ndërsa benzime ne 1 lek.
Nafta do të shitet jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i benzinës do të të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Gazi do të shitet 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.