Këta janë tre të arrestuarit në aksionin e sotëm në Kaçanik të cilët u kapën me drogë

Tre persona janë arrestuar pas një aksioni kundër drogës që realizoi Policia e Kosovës në fshatin Ivajë të komunës së Kaçanikut. Të njëjtit u kapën brenda një shtëpie, ku u gjetën dhe konfiskuan mbi 5 kilogramë marihuanë.

Personat e arrestuar janë vëllezërit Trim dhe Vullnet Buzhala 27 dhe 24-vjeçar, si dhe Naser Buzhala 49-vjeçar, raporton Sinjali.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të kryhen bastisje edhe në dy banesa, prona të të arrestuarve, ku në banesën e Naser Buzhalës, është gjetur një pistoletë dhe disa vazo si në shtëpinë të cilën e kishin shndërruar në laborator drogë, ndërsa në banesën e dy vëllezërve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndryshe gjatë aksionit janë gjetur dhe konfiskuar edhe pajisjet tjera që dyshohet se janë përdorur për kultivimin dhe rritjen e narkotikëve si reflektorë, foli alumini, gërshërë e pajisje për ujitje, një veturë e tipit Golf 4, një pistoletë me një karikator dhe shtatë fishekë si dhe 160 euro para të gatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *