Doni të më shihni duke kërcyer?” Kështu e hapi performancën e saj Noa Kirel, përfaqësuesja e Izraelit mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2023.
22-vjeçarja nga Izraeli ka kënduar “Unicorn” dhe ka magjepsur shikuesit dhe të pranishmit në sallë të cilët u elektrizuan nga interpretimi i saj.
Pas asaj performance emri i saj është në trend në “majë” të kërkimit dhe lajmet nga Liverpool e duan atë të “ngjitet” në top 5-shen.
Por kush është Noa Kirel?
Në vendlindjen e saj në Izrael, Noa është një nga yjet më të mëdhenj me një audiencë të lakmueshme për moshën e saj.
E lindur më 10 prill 2001 në Ra’anana të Izraelit, Noa Kirel e tregoi pasionin e saj për të performuar që në moshë shumë të hershme. Kur ishte vetëm 8 vjeç, ajo filloi të merrte mësime kënge dhe kërcimi dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e profesionistëve të industrisë. Në vitin 2017, kur mori pjesë në ciklin e parë të reality shoë-t të njohur izraelit “The Next Star”.
Pas “Next Star”, që ishte një pikë kthese në karrierën e saj, ajo publikoi këngën e saj të parë, “Drum”, në bashkëpunim me bashkatdhetarin dhe reperin, Gil Hadad. Kënga ishte një hit i menjëhershëm, duke e katapultuar Noa-n në qendër të vëmendjes dhe duke mbledhur miliona shikime në YouTube.
Për momentin, llogaria e saj në Instagram numëron 1.4 milionë ndjekës, numër ky që pas pjesëmarrjes në Eurovizion dhe performancës së saj tingëlluese pritet të rritet.
Aktorja dhe modelja
Përveç suksesit në industrinë e muzikës, Noa ka lënë gjurmë edhe në aktrim dhe modeling. Ajo u shfaq në serialin dramatik izraelit “Tzimerim” dhe bëri debutimin e saj në film në komedinë muzikore “Vetëm për sot”. Talenti i natyrshëm dhe karizma e Noa-s në ekran kanë fituar vlerësim nga kritikët dhe ajo vazhdon të eksplorojë mundësitë për të zgjeruar horizontet e saj artistike.
Së fundi, 22-vjeçarja është bërë e kërkuar edhe në industrinë e modës. Si pamja e jashtme, ashtu edhe audienca e madhe që ka dhe ndikimi që ushtron, e kanë bërë atë një modele të kërkuar, brenda dhe jashtë kufijve të Izraelit.
Shërbimi i saj ushtarak
Në Mars 2020, ajo u regjistrua në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
E lindur me një veshkë, Kirel u përjashtua nga shërbimi i detyrueshëm kombëtar për arsye mjekësore, por zgjodhi të bashkohej me ushtrinë. Ai përfundoi dy vjet në IDF në shkurt, duke shërbyer në një bandë ushtarake.