Rreth 900 aplikantë kanë mësyer hollin e Ministrisë së Drejtësisë, për të bërë pagesën, për provimin e jurisprudencës.
Mirëpo, me informacionet që ata morën, jo të gjithë ishin të kënaqur.
Përmes burimeve të saj, Neutral mëson kjo ministri vetëm ditën e sotme e ka lënë si mundësi për ta bërë pagesën prej 50 eurove, duke grumbulluar kështu gjithë aplikuesit në një vend.
Pagesa për provim nuk po bëhet sipas sistemit, të printohet letra paguese e pastaj të paguhet në bankë siç bëhet zakonisht, por, aplikantët marrin një letër fizike, pastaj paguajnë, duke bërë kështu të ngarkohen akoma me shumë dhe të presin në rend, e kjo gjë ndodh 3 herë brenda ditës, 900 aplikantë!
Madje, aplikantët po ankohen për një tjetër ‘dallaver’, e që është mbajtja e provimit në Mitrovicë, duke e konsideruar këtë fakt, si “teknikë e eliminimit të parakohshëm”.
Kjo se, provimi do mbahet në një qytet ku s’ka transport direkt nga qytetet tjera, pos Prishtinës, madje, do mbahet në fundjavë, ku transporti është akoma më i rrallë.
“Është ora 08:20 dhe puna nuk ka fillu akoma, shikojeni vet se çfarë grumbull të njerëzve ka këtu” ka thënë një prej aplikantëve në ankesën drejtuar Neutral.