vokati Virtyt Ibrahimaga ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në rastin e Nagip Krasniqit
Siç ka shkruar ai, në jetën e tij nuk ka pranuar aktvendimin më kurioz, për të mos thënë skandaloz (Sic!).
Avokati Ibrahimaga ka renditur katër pika kontradiktore me aktvendimin e Apelit.
Reagimi i tij:
Aktvendim ma kurioz, te mos them skandaloz, sepse spo di si ka ndodhur kjo, nuk kam pranuar ne jetën time:
1. Gjykata e Apelit në diaspozitiv e refuzon ankesën e mbrojtës ne rastin e Nagip Krasniqit dhe e vërteton masën e paraburgimit dhe e len Nagipin ne paraburgim.
2. Pastaj Gjykata e Apelit konstaton se kolegji ne seancës i e vlerësoj se pretendimet ankimore dhe gjeti se ankesa e mbrotjes ështe e bazuar për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe caktimin e një mase me te ulët,. Pra konstaton se ankesa ështe e bazuar!
3. Gjykata e Aplit prap e konfirmon se vendimi i shkallës së parë për paraburgim i është i paqëndrueshëm.
4. Aktvendimi i Gjykates se Apelit nuk është i nënshkruar nga gjyqtari.
Tani seriozisht nuk po e di nese 1) kam pranuar një aktvendim të vërtetë te gjykates apo jo; 2) nese gjykata e apelit fillimisht ka dashtë me pranu ankesën dhe me anulu paraburgimin, por pastaj për cfardo arsye ka ndru mendje ose 3) nese gjykata ka harru me ndryshu dispozitivin e vendimit?