Ka ditë që në qendër të mediave rozë qëndron sherri mes Stresit dhe anëtarit të grupit TBA, Arben Simoni ose BMT.
Pasi u rrah nga Stresi, BMT përmes një ‘live’ në rrjetet sociale ka reaguar me një deklaratë të fortë.
Ai është shprehur se edhe nëse e vrasin, ka videot e agresorëve në duar të sigurta.
“Ata kanë bërë një gabim, ta marrë vesh e gjithë Shqipëria, kanë bërë një gabim sepse unë kam të gjitha lëvizjet që kur kam dalë nga Rinasi. Kur më kanë pritur, makina me xhama të zinj duke filluar nga Opeli, GLE-ja dhe krejt fytyrat e 12 vetave. Mos hajde me më kërkuar, as milionat e Edi Ramës nuk kanë me e mbyllur këtë çështje”, tha Arben Simoni.
Reperi më pas shtoi: “Edhe me më vra mua nesër, videot janë të sigurta, nuk nxjerrin gjë me më vra mua. Vetëm se ka me u bërë një çështje e madhe. Edhe me më vrarë dhe me më torturu mua videot janë të sigurta”.