Kështu s’keni dëgjuar: Mickoja e mbyt një 21 vjeçare…

Një pilote praktikante 21 vjeç nga Britania e Madhe vdiq pasi u pickua nga një mushkonjë në ballë. Oriana Pepper nga Bury St Edmunds, Suffolk kishte pësuar një infeksion nga pickimi i mushkonjës, që më pas iu përhap në tru.

Ajo u shtrua në spital më 7 korrik të vitit të kaluar në momentin kur iu përhap infeksioni. Mjekët rekomanduan antibiotikë të cilët nuk e ndihmuan.

Dy ditë pas pickimit, e ndjera u rrëzua para të dashurit të saj James Hall, i cili e dërgoi me urgjencë në spital. Pepper vdiq në spital më 21 korrik të vitit të kaluar, raporton The Independent.

Mjeku ligjor i Suffolk, Nigel Parsley, tha të mërkurën se pilotja praktikante vdiq “si rezultat i një infeksioni serioz të shkaktuar nga një pickim i një insekti në ballë”.

“Infeksioni preku lëkurën e Orianës pas një pickimi nga një insekt. Më pas është futur në arterien karotide të qafës dhe ka çuar në mpirje septike në trurin e saj. Kurrë më parë nuk kam parë një rast si ky,”-tha mjeku ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *