Vetaksidenti i rëndë në Kamenicë: Ky është personi që vdiq pasi humbi kontrollin mbi makinë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një vetaksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Shishpanicë të Kamenicës ku për pasojë ka vdekur një person. Sipas informative fillestare të Policisë së Kosovës, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i ndjeri është Ramiz Dermaku, 67-vjeçar.

67 vjeçari nuk ka arritur që të ju mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai shtoi se nga hetimet preliminare dyshohet e viktima ka vuajtur nga probleme shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *