U prish miqësia? Veprimi i Kleas në dasmën e Kiarës surprizoi fansat

Dyshimet se raporti mes Klea Hutës dhe çiftit Luiz-Kiara është prishur kanë rënë poshtë.

Moderatorja dhe aktorja ka qenë pjesë e kurorëzimit të tyre që u mbajt të shtunën në Bashkinë e Tiranës. Ajo është shfaqur krah Kiarës në mediat sociale e po ashtu i ka uruar çiftit jetë të lumtur.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme në after-partyn e Big Brother si Klea, ashtu edhe Elgiti janë parë në shoqërinë e Luizit dhe Kiarës.

Pse u aludua për një prishje miqësie?

Si një shoqe shumë e mirë e Kiarës, Klea në fillim të këtij “Big Brother VIP” bënte tifo për të dhe për Luizin. Në rrjete sociale ajo e ka mbështetur çiftin, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur kritika. “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim. Kurse Luizi kalon në ofendime dhe përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”.-deklaroi Klea në një intervistë.

Kjo deklaratë u shfaq edhe në avantazhin e famshëm që iu dha Kiarës në BBV kur iu tregua se çfarë kanë shkruar mediat për të. Kjo nuk u prit mirë nga çifti që e përmendi disa herë, teksa Klea reagoi asokohe duke thënë se e gjitha ishte nxjerrë jashtë kontekstit.

Ndjekësit vunë re re se ajo nuk ka postuar më për Kiarën dhe se nuk janë shfaqur më bashkë në asnjërën prej daljeve të moderatores.

Për më tepër, në një intervistë Klea u shpreh se këtë vit nuk është as ‘luizator’ as ‘kiaratore’ por thjesht ‘kleatore’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *