Pamje: Kurti shihet duke kërcyer bashkë me hendbollistët e Trepçës pas fitores së kupës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka festuar mbrëmë bashkë me lojtarët e klubit të hendbollit “Trepça”.

Në një video që po qarkullon në Facebook, Kurti është parë duke festuar bashkë me lojtarët e tjerë.

Ai ka qenë i pranishëm në momentin kur klubi mitrovicas ngriti trofeun e Kupës së Kosovës.

Bashkë me të është parë edhe ish-kryetari i VV-së në Mitrovicë, Farku Mujka.

Përndryshe, Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës në hendboll. Trepça në finale e mposhti skuadrën e Besës Famgas.

Finalja u mbajt në Sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. ‘

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *