Qeveria publikon të gjitha shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë, Kurti ia prezantoi ndërmjetësve në Bruksel

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka publikuar një përmbledhje të shkeljeve të Serbisë të marrëveshjes bazike.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeziu ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen bazike, preambulën e saj dhe një nen të planit të zbatimit.

“Kjo është përmbledhja, në gjuhën shqipe, e të gjitha shkeljeve të Serbisë. Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel.” – thuhet në postimin e tij.

Ndërkohë, para disa ditësh në një konferencë me gazetarët, zëdhënësi Stano fillimisht deklaroi se ekipi menaxhues nuk ishte pjesë e asnjë prej delegacioneve – pra as atij serb, as atij kosovar.

“Ata nuk ishin pjesë as e delegacionit serb, as atij kosovar. Kjo është në linjë me marrëveshjet e dialogut, anëtarët e ekipit janë propozuar nga Serbia dhe janë emëruar nga Kosova.” – tha ai.

Stano ka deklaruar edhe një herë se vendimi për të shkarkuar ekipin menaxhues “shkel letrën e marrëveshjeve të dialogut”.

“Prandaj, vendimi për ta shpërbërë ekipin menaxhues i shkel letrën dhe frymën e marrëveshjes së dialogut dhe për çdo vendim për Ekipin Menaxhues duhet të ketë pajtim në kornizën e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *