Trondit ish-presidenti Clinton: E dinim që në 2011-ën që Putini do të pushtonte Ukrainën

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton u shpreh se Shtetet e Bashkuara e kanë ditur në vitin 2011 që presidenti rus Vladimir Putin, do të pushtonte Ukrainën në vitin 2014.

Sipas ish-presidentit amerikan, lideri rus i tha Bill Clintonit tre vjet përpara sulmit të tij në Ukrainë në 2014 se ai nuk ishte i detyruar nga Memorandumi i Budapestit që garantonte integritetin territorial të vendit, shkruajnë mediat e huaja.

Putini më tha në vitin 2011, tre vjet para se të merrte Krimenë, se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Boris Yeltsin, se ata do të respektonin territorin e Ukrainës nëse hiqnin dorë nga armët e tyre bërthamore. Putini më tha: E di që Boris pranoi të shkonte së bashku me ty dhe John Major dhe NATO-n, por ai kurrë nuk e kaloi atë përmes Dumës (parlamentit rus). Kemi edhe nacionalistët tanë ekstremë. Unë nuk jam dakord me të dhe nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij. E dija që nga ajo ditë, ishte vetëm çështje kohe”, deklaroi dje Clinton. 

Zbulimi ngre pyetje nëse SHBA dhe aleatët e saj evropianë duhet të ishin më të përgatitur për sulmin e vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe sulmoi Donbasin.

Clinton tha se kishte biseduar me presidentin rus në Forumin Ekonomik Botëror 2011 në Davos, ku Putini solli çështjen e memorandumit, sipas të cilit Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani ranë dakord në vitin 1994 të heqin dorë nga arsenali bërthamor që trashëguan në territorin e tyre nga Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive që sovraniteti i tyre do të respektohej “brenda kufijve ekzistues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *