Humb shikimin në njërin sy pas operimit në spitalin e Prizrenit, qytetari fajëson mjekët

Një burrë është ankuar në polici pasi sipas tij, nga dita që është operuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka humbur shikimin në njërin sy.

Ai kishte kryer më pas disa intervenime në spitalin e Turqisë të cilat kishin rezultuar pa sukses.

Lidhur me rastin, është arrestuar një kirurg i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

”Rr. Sheh Emini, Prizren 13.02.2023-NN. Më datë 03.05.2023 viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartë-cekur ishte operuar në Spitalin Rajonal Prizren dhe sipas tij nga ajo ditë e ka humbur shikimin në njërin sy edhe pse i ka kryer disa intervenime në spitalin e Turqisë, por pa suksese. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar një mashkull kosovar -kirurg, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *