Limaj: Kurti pret me padurim të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë se Kurti po pret me padurim të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë.

‘’Kurti menzi po pret të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë.Ne sot po përballemi me Albin e vërtetë, ky është Albini i vërtetë jo ai i opozitës’’, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se brenda këtyre dy viteve, Kurti ka bërë shumë marrëveshje të dëmshme me shtetin e Serbisë.

Kryetari i Nismës ka thënë se me arritjen e marrëveshjes me Serbinë, Kurti e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *