Abazi tregon nëse do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër në Kuvend

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar mbrëmë se ndalimi i punës së Komisionit Hetimor për Energjinë do të ishte në interes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas Abazit i cili të mërkurën u përjashtua nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Kusari-Lila e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike.

“Mund të jap shembullin konkret të themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, ka qenë interes i Mimoza Kusarit-Lila, që ky komision të abortojë punën e tyre, për ta nxjerr realisht një raport i cili nuk i hyn askujt në punë. E mbi të gjitha, nuk e nxjerr rolin e Kusarit-Lila, si një nga ministret që ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike”, tha ai për Tëvë1.

Ai u pyet se nëse e ka ndonjë plan që t’i bashkohet ndonjë grupi tjetër parlamentar.

Por, u shpreh se “është më e rëndësishme të theksohet që ai nuk ka bërë tradhti ndaj votës”.

“Unë jam tradhtuar brenda procesit të realizimit të premtimeve”, tha ai, ndërsa u shpreh se “ka një numër të madh të deputetëve tjerë që janë plotësisht të pakënaqur me formën e menaxhimit të grupit parlamentar të LVV-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *