Deklarohet Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar pas takimit të përbashkët në Bruksel.

Kurti tha se takimi filloi pozitivisht dhe u miratua deklarata për të pagjeturit që u shndërrua në marrëveshje.

“Ne e dimë që janë edhe mbi 1617 të pagjetur. Të familjet e tyre zemërimi dhe ankthi është shumë i madh”.

Kryeministri tha se në takim u prezantua edhe draft-statuti për Asociacionin.

“Ky draft-statut është i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të rregullohej çështja e komunitetit serbë në Kosovë”.

Ai thotë se ky draft do të merret parasysh nga ndërmjetësuesit.

Kurti thotë se ky draft-vizion i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd.

Kryeministri thotë se u kujtoi ndërmjetësve shkeljet që Serbia i ka bërë Marrëveshjes bazë në 7 pika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *