Një aksident ka ndodhur në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal. 45-vjeçari i cili ka qënë duke udhëtuar me mjetin ‘Opel Astra’ me targa ‘AB918GU’, ka humbur kontrrollin duke ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e përmbysjes së mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas policisë aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë së lartë.