Prej shekujsh, erëzat njihen si afrodiziakë dhe e kanë merituar këtë kapitull.
Sipas ekspertëve piperi i zi dhe i kuq është një stimulant i shkëlqyer dhe është në gjendje të fuqizojë virilitetin mashkullor. Tek romakët e lashtë këshillohej piperi për ata që ishin të dobët seksualisht, përcjell klankosova.tv.
Por ka të tjera lloje pak të nënvlerësuara, që kanë efekte mrekullibërëse krejtësisht natyrale.
Për kuzhinierët më të shpejtë e që nuk kanë dëshirë të angazhohen mbi furnela, një pasta e mirë me hudhra, vaj ulliri dhe speca djegës mund të ishte një zgjidhje ideale.
Pikantja rezervon gjithnjë surpriza të bukura.
Siç shkruan classlifestyle, për një qarkullim të mirë të gjakut dhe performanca të shkëlqyera, sythat e vegjël të karafilit të shtrydhur në vaj dhurojnë gëzime të papritura, ashtu si edhe shafrani i zakonshëm për t’u shijuar në rizoto alla milanese.
Shafrani mbahet si me aftësi ngacmuese mbi zonat erogjene, ndërsa senapi ngacmon veprimin e gjëndrave seksuale.
Vanilja, falë efektit euforik mbi sistemin nervor qendror dhe aromës joshëse, mund të veprojë tërthorazi edhe si stimulues seksual.
Mëngjesi
Luleshtrydhe me sheqer pluhur
Lëng i freskët portokalli
Omletë
Qumësht
Dreka
Supë me luleshtrydhe
Djathë me drithëra
Sallatë me shparguj
Dardha të freskëta
Darka
Supë me fruta deti
Sallatë jeshile
Bukë e thekur
Komposto dardhe