Takimi në Bruksel, prezantohet draft-statuti për Asociacionin

Në takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit është paraqitur draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ekipi Menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e tyre edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë paraqiti draft-statutin për formimin e këtij asociacioni.

Danijella Vujiçiq, nga ky ekip, ka thënë se hartimi i draftit ka zgjatur katër muaj – nga prilli 2018 deri në gusht 2018. Sipas saj, ka 9 kapituj dhe 67 nene. 

“Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018”, u tha Vujiçiq gazetarëve.

Vujiçiq, sipas Radio Televizionit të Serbisë, ka raportuar për “skena të pakëndshme gjatë prezantimit të draft-statutit” nga pala kosovare. 

Prezantimi i draft-statutit për Asociacionin ka qenë në pikën e dytë të rendit të ditës të takimit në Bruksel. Pika e parë, Deklarata për të Zhdukurit, u miratua nga Kurti e Vuçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *