Ndodh në “Përputhen”/ Gisela “hakmerret”, nga xhelozia shton djegës në ëmbëlsirë, Brikenda ia hedh në fytyrë

“Përputhen” është programi ku të rinjtë duan të takohen e të krijojnë njohje të reja. Por, gjatë këtij rrugëtimi kemi parë ofendime, dhunë, debate e së fundmi edhe lojëra me ushqime.

Sot, dy konkurentët, Brikena dhe Elio zhvilluan takimin e tyre, por bashkëbisedimi i tyre u ndërpre disa herë nga ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë. Megjithatë, Elio vazhdoi t’i tregonte për veten Brikendës, madje solli një ëmbëlsirë që e kishte përgatitur vetë ai. Konkurrentja tha se ëmbëlsira është e shijshme, por ka një shije të çuditshme.

Pse është djegëse”, pyeti ajo, ndërsa Gisela pranoi se i kishte hedhur tabasco (djegëse) ëmbëlsirës.

Menjëherë më pas, Briki u çua dhe hodhi gatimin pranë Giselës. Vajzat vazhduan të ofendonin njëra-tjetrën, ndërsa Elio ndërhyri mes tyre.

“Femër e poshtër, e degjeneruar”, i tha Briki.

Ndërsa Gisela u shpreh se këtë veprim e bëri në shenjë hakmarrjeje ndaj Elios, me të cilin ka zhvilluar disa takime.

“Unë atij djali i kisha dhënë një kusht. Tani del me goca të tjera. Dikush nuk po më kënaq në këtë studio. Thashë po marr kënaqësi për vete”.

Brikenda u largua nga studio, ndërsa Elio qëndroi pranë saj.

Kliko në link për videon.

https://www.instagram.com/reel/Crv6K8dLcgj/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *