Një grua i akuzuar mjekët e repartit të Gjinekologjisë se për shkak të neglizhencës së tyre i ka humbur dy foshnjat e saj. Ajo ka qenë shtatzënë në javën e 21’të.
Lidhur me këtë rast në dijeni është edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Insaderi se rasti është raportuar të dielën si “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.
“Me datën 30 prill në stacionin jugu në Prishtinë,është iniciuar një rast Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor. Rasti po hetohet në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.
Versionin e kësaj gruaje e ka mohuar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.
“Informacioni është gabim, kush e ka dhënë unë nuk po e di por nuk janë vdekje të fëmijëve por janë aborte. Janë aborte që kanë ardh me fëmijë të vdekur nga shtëpia. Abortet ndodhin për çdo ditë”.
Ndërsa nga prokuoria i kanë thënë se i kanë nisur hetimet për këtë rast.