‘Qeveria edhe më e fjetur’, Haradinaj thotë se 1 Maji e gjen Kosovën në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke thënë se Kosova është në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit.

Ai ka thënë se punëtorët janë më të diskriminuar, shkruan Neutral

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kryeministrit Kurti dhe kabineti i tij janë më shumë të fokusuar në grumbullimin e parave në thesar sesa në investime kapitale.

Më tej, ai ka përmendur edhe ikjen e të rinjve nga vendi dhe ka kërkuar nga qeveria që t’i ngritë pagat në sektorin publik dhe të gjej mënyrë që të rritja të bëhet edhe në sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *