Nëse në rrjetet sociale apo vërdallë ke parë shumë njerëz që i kanë thënë “Po” një propozimi për martesë, me siguri të ka ardhur në mendje pyetja: “Po pse po propozojnë të gjithë tani?”. Ka disa arsye dhe po t’i tregojmë ne:
Sepse pranvera është stina i fillimeve të reja
Pranvera bën një magji në mendjen dhe trupin tonë, duke na bërë të mendojmë se është periudha e fillimeve të reja. Ndoshta sepse vranësirat apo ftohtësia e dimrit zëvendësohet me lule dhe gjallërim. Nejse, ideja është se ashtu si pranvera që simbolizon një fillim të ri, ashtu edhe propozimi nënkupton një film të ri.
Është romantike
E gjithë natyra që të rrethon, shumë lule, gjebërim, aroma e ëmbël e stinës, të gjitha këto janë elemente perfekte për një propozim të bukur, në një ambient të hapur.
Ka motin perfekt
Meqë ra fjala te propozimet në ambient të hapur, pranvera ka motin dhe temperaturat perfekte. Fiks për një arratisje në çift, me temperatura normale, fllad që fryn dhe të freskon, as vapë e tmerrshme dhe as i ftohtë që të ngrin duart.
U lë kohë çiftit dhe familjarëve të bëhen gati për dasmën
Nuk ka rëndësi nëse dasma do të bëhet në verë, vjeshtë, apo dimër, pranvera u lë kohë të gjithëve që të përgatiten. Kështu, familjarët që janë larg do ta marrin vesh që vajza ka marrë një propozim dhe çifti do të ketë mjaftueshëm kohë të bëjë përgatitjet e duhura për ditën e madhe.