Me plis në kokë, boksieri shqiptar i pandalshëm në Gjermani

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj, ka arritur edhe një fitore.

Ai e ka mposhtur kundërshtarin e tij Ajubi, me knock-out.

Dueli u zhvillua në Bochum të Gjermanisë.

Pas fitores, boksieri shqiptar ka vendosur plisin në kokë.

Siç shihet në pamje, ai në pjesën e majtë të gjoksit e ka tattoo shqiponjën “dykrenare”, simbol i identitetit kombëtar.

Shkodrani, deri tani ka 9 duele të zhvilluar,dhe nga to të gjitha i ka të fituar.

Më herët shqiptari kishte pasur një meç edhe me një boksier serb, të cilin e kishte hedhur në dysheme.

https://www.facebook.com/watch/?v=1268463637104840&t=0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *