Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Forcat turke vranë liderin e Shtetit Islamik, thotë Erdogan

Forcat turke tkanë vrarë liderin e Shtetit Islamik, Abu Husein al-Qurashi, në Siri, tha presidenti i Turqisë.

“Ky individ u neutralizua si pjesë e një operacioni të organizatës kombëtare të inteligjencës turke në Siri dje”, tha Recep Tayyip Erdo?an në një intervistë për transmetuesin TRT Türk të dielën. Ai tha se forcat turke e ndiqnin Qurashi-n prej kohësh.

Image

“Betejat kryesore do të vijnë së shpejti”, thotë presidenti i Ukrainës

“Të dashur luftëtarë, betejat kryesore po vijnë së shpejt,” tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensiy. “Ne duhet të çlirojmë tokën dhe popullin tonë nga skllavëria ruse.”

Ai e mbajti fjalimin e tij në një bazë ushtarake të paidentifikuar, i rrethuar nga automjete ushtarake të furnizuara nga aleatët perëndimorë. Ka kohë që flitet për një kundërsulm kundër forcave pushtuese ruse, por ende nuk ka nisur.

Image

Mjeti i ri i inteligjencës artificiale mund të identifikojë me saktësi kancerin

Mjekët, shkencëtarët dhe studiuesit kanë ndërtuar një model të inteligjencës artificiale që mund të identifikojë me saktësi kancerin, gjë që mund të përshpejtojë diagnostikimin e sëmundjes dhe trajtimin.

Mjeti i inteligjencës artificiale i projektuar nga ekspertë në fondacionin Royal Marsden NHS, Instituti i Kërkimit të Kancerit, Londër dhe Imperial College në Londër, mund të identifikojë nëse rritjet anormale të gjetura në skanimet CT janë kanceroze.

Image

Më shumë se një milion njerëz mund të dalin në rrugë në Francë për demonstratat “historike” të 1 Majit kundër reformave të pensioneve në vend.

Sindikatat synojnë të përdorin të hënën për të treguar se nuk e kanë braktisur luftën kundër reformës së pensioneve të qeverisë, që kërkon rritjen e moshës së daljes në pension, nga 62 në 64 vjeç.

Autoritetet kanë parashikuar që nga 500,000 deri në 650,000 njerëz mund të protestojnë në të gjithë vendin, duke përfshirë 80,000 deri në 100,000 në Paris.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *