Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat do të mbajë protestë sot.
Kjo protestë organizohet pasi që të njëjtit po kërkojnë rritje të pagave në sektorin e tyre.
Një protestë e ngjashme ishte paralajmëruar edhe në muajin nëntor, por që ishte vendosur që Qeverisë t’i jepet afat deri në realizimin e kërkesave.
Protesta mbahet pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Protesta pritet të nis nga ora 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.