Reçica lavdëron mërgatën kosovare: Nuk është më mërgata e baushtellës, në Zvicër më thanë se pa shqiptarë nuk mund të funksionohet…

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në intervistë në T7 u shprehë se Lëvizja Vetënvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit “ka gjetur shesh për përshesh” dhe i ka marrur votat e diasporës.

“Nëse më 14 shkurt, i kanë fituar dikund 80% të votave të mërgatës sonë dhe nëse nga ajo betejë politike, pa oponencë politike… ajo betejë politike pa oponencë politikë. Mua ma kujton kohën e viteve të para ’90. Faktikisht, ata i kanë akuzuar njerëzit e PDK-së dhe të luftës. Nuk ka pasur asnjë parti politike që i ka kundërshtuar”, u shprehë Reçica, transmeton Neutral.al

“Normal ata kanë gjetur shesh për përshesh dhe i kanë marrë ato vota dhe kanë dalë siç kanë dalë”, ka thënë ai tutje.

Tutje, Reçica ka treguar se mërgimtarët kosovarë janë forcuar shumë në Zvicër dhe se nuk janë më të baushtellës.

“Njerëzit tanë nuk janë më të baushtellës. Unë kam qenë në pozitë në parlamentin konfederal zviceran, dy zonja të nderuara deputete, edhe shefja e grupit parlamentar më të madhe dhe tjetra senator, më kanë deklaruar troq se ky shtet nuk mund të funksionojë pa shqiptare. Pasi që shqiptarët janë në të gjitha institucionet dhe vendet ku merren vendimet dhe krijohen mundësi për shteti zviceran”, tha ai.

“Përmes mërgimtarëve tanë, që janë ambasadorët tonë më të fuqishëm, të kemi një qasje më direkte dhe pro-shqiptare në këto shtete”, shtoi ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *