Merkel: Më së voni në vitin 2005 ose 2006 duhet të kishim thënë se nuk ka mbaruar “Lufta e Ftohtë”

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel beson se politika e saj ndaj Rusisë ishte korrekte dhe pretendon se, ndryshe nga të tjerët, ajo u kujdes intensivisht për Ukrainën. Ajo gjithashtu e konsideron të drejtë qëndrimin ndaj refugjatëve.

Siç tha ajo në një intervistë për gazetën gjermane Zeit, ajo u përball me situata politike që ndanë shoqërinë gjermane. Duke folur rreth përpjekjeve për t’i dhënë fund krizës pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, ajo tha se ende qëndron prapa këtyre përpjekjeve diplomatike.

“Unë isha shumë e shqetësuar për Ukrainën. Për keqardhje, por kishte shumë vende që nuk ishin aq të interesuara. Gjermania dhe Franca në Këshillin Evropian bënë përpjekje të mëdha për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës”, theksoi Merkel.

Ajo ka deklaruar se është përpjekur të parandalojë atë që po ndodh tani në Ukrainë me mjetet që kishte në dispozicion. Merkel është e mendimit se diplomacia është e nevojshme.

“Më së voni në vitin 2005 ose 2006, duhet të kishim thënë se Lufta e Ftohtë nuk ka mbaruar, se po i kthehemi politikës së Luftës së Ftohtë”, shton ish-kreu i qeverisë gjermane.

E pyetur se si mund të përfundojë agresioni rus kundër Ukrainës, ajo u përgjigj se nuk dëshiron të komentojë, por dëshiron që të bëhet përmes negociatave.

Si qytetare, ajo shprehet e kënaqur me vendimet e kancelarit aktual, Olaf Scholz, i cili ka ndarë shumë më tepër para për ushtrinë.

Merkel theksoi se qëndrimi i saj ndaj refugjatëve është përcaktuar nga parimet humaniste dhe nuk mendon se është fajtore për ngritjen e “Alternativës së djathtë të Gjermaninë” për shkak të krizës së refugjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *