Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët prej vitesh valojnë në lagjen e “Boshnjakëve”, janë zëvendësuar me të rinj.
Flamujt e rinj u vendosën vetëm pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ku kandidati i Vetëvendosjes, u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Vetëm njëqind metra në veri fillon rreshti i flamujve të Serbisë, të cilët përveç në zonat e banuara në veri të Kosovës.
Çështja e flamujve në veri të Kosovës u ngrit sërish menjëherë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat për shkak të bojkotit serb fituan përfaqësuesit e partive shqiptare PDK dhe Vetëvendosje.
Vetëm një ditë më vonë, kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Leposaviqit dhe Zubin Potokut njoftuan se do t’i heqin flamujt serb nga institucionet dhe do t’i zëvendësojnë me flamujt kosovarë, kur edhe zyrtarisht të marrin mandatin e tyre.
Flamujt e Kosovës janë vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe në stacione të caktuara të Policisë së Kosovës.