Mike apo rivale? Adelina Tahiri tregon sesi është sot raporti i saj me Tunën

Adelina Tahiri ka treguar sesi është raporti i saj me këngëtaren Tuna. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo tregoi se janë mike shumë të mira, por për çudi shtoi se janë edhe pak rivale.

“Ne si fillim jemi nga një qytet dhe mendoj se kur je nga një vend të lidh më shumë që të përkrahim njëra-tjetrën. Si fillim jemi mike, shoqe shumë të mira dhe pak ndoshta rivale

Sa i përket një projekti të ardhshëm muzikor mes të dyjave, Adelina tha: Ndoshta dhe po, pse jo. Jemi nga një vend dhe të tregojmë se sa femrat janë të forta, sidomos femrat nga Shkupi.

Kohë më parë dy artistet nuk flisnin me njëra-tjetrën, e “molla e sherrit” nuk u mësua kurrë. Po mesa duket, dy vajzat kanë gjetur gjuhën e përbashkët e janë bërë sërish mikesha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *