Familja e Luizit del hapur kundër Kiarës, pasi i hapi Instagram këngëtarit

Përveç bujës që po bën në rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka shkaktuar një zhurmë të madhe edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Llogaria e tij e parë e Instagramit me afro 700 mijë ndjekës u mbyll prej javësh dhe një e re në emër të këngëtarit u hap mbrëmë (e premte).

Partnerja e tij, Kiara Tito njoftoi se llogaria me emrin “Itsluizejlli” do të jetë e vetmja adresë zyrtare e tij që do të menaxhohet nga ajo deri pas daljes së Luizit nga BBVA.

Në një periudhë të shkurtër llogaria e re e artistit nga Shkodra grumbulloi mijëra ndjekës teksa aktualisht ka kaluar shifrën e 214 mijë të tillë.

Por, drama për Instagramin e Ejllit po vazhdon sërish, dhëndri i tij, Sokol Tahiri në një postim në llogarinë e tij personale ka kërkuara nga fansat që të mos ndjekin asnjë faqe të re të hapur në emër të këngëtarit.

Tutje sipas burrit të motrës së artistit, ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.

Më poshtë postimi i plotë:

Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *