Këtë të dielë, shtëpisë së Big Brother Vip Albania do t’i bashkohen katër personazhe të njohur të ekranit.
Të parët që konfirmuan ishin dy moderatorët të cilët na shoqërojnë cdo mëngjes nën valët e “Top Albania Radio” dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të diel në shtëpinë e “BBV”.
Më pas kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.
Kujtojmë se herë pas here banorët kanë zhvilluar talk-show, ndërsa këtë herë do kenë mundësinë të flasin me vetë moderatorët e emisioneve.