Spitali i Punës, veç me një mjek dhe pas asnjë laborant!

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, në kuadër të ShSKUK-së, nuk e ka asnjë mjek, pasi të vetmin që kishte deri me 20 prill i skadoi kontrata e punës.

Për më tepër, ky specialist ishte angazhuar pas pensionimit, në mungesë të doktorëve të këtij profili.

Situata e krijuar ka detyruar nisjen e procedurave për ri-angazhimin e tij.

Specializimet e para në këtë lëmi janë hapur tek para tre vjetësh.

QKMP-ja nuk ka as biokimist që mbikëqyr punën në laborator, pozitë për të cilën sipas drejtorit disa herë u hap konkursi, por nuk pati të interesuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *