Bien çmimet e naftës, rriten çmimet e produkteve bazë të ushqimit

Përkundër zbritjes së çmimit të produkteve të naftës, disa nga produktet bazike në fund javë janë shtrenjtuar.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vërehen lëvizje të çmimeve të ngritura për produktet  si mielli për 5 kilogramë ishte 3,43 euro është ngritë në 3,54 euro, makaronat në fillim të javës ishin 1 euro janë ngritë në 1.4 euro.

Qumështi terapak po ashtu vërehet se është ngrit  nga 1.15 në 1, 19 euro. Edhe çmimet e vezëve janë ngrit nga 3,59 euro në 3,93 euro.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se dizelli sot po shitet 1.26 cent Benzina 1.34 cent. Sipas tij çmimi i njëjtë ishte edhe para katër viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *