Në shkollat e Komunës së Prishtinës do të mbahet mësim edhe gjatë ditës së shtunë.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Arsimit, sipas një vendimi të lëshuar nga Ministria e Arsimit, ditën e shtunë do të punohet për shkak të kompensimit të orëve të humbura, më konkretisht për shkak që me 11 prill 2023, ka qenë ditë pushimi, e njëjta ditë do të zëvendësohet me ditën e nesërme.
“Drejtoria e Arsimit ju njofton se data 11 prill 2023, e martë, do të jetë ditë pushimi. Por, që kjo do të zëvendësohet më datë 29 prill 2023, e shtunë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit.