Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me shkarkimin e konsullit të Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi.
Gjinovci ka shkruar se flamuri i UÇK-së nuk e ka vendin në atë zyre, pasi sipas tij i vetmi flamur që duhet të jetë aty është flamuri shtetëror i Kosovës.
“Kqyrni me çka merret konsulli i Kosovës në Neë York, dmth merret ne flamura të UÇK-së. E kisha kuptu konsullin e Kosovës në Beograd me qitë flamurin e UÇK-së, po në Neë York pse, kujna?”, ka shkruar mes tjerash ai.
Reagimi i plotë i tij:
- Kqyrni me çka merret konsulli i Kosovës në Neë York, dmth merret ne flamura të UÇK-së
E kisha kuptu konsullin e Kosovës në Beograd me qitë flamurin e UÇK-së, po në Neë York pse, kujna? - Kanë çu në vendet aleate si konsuj e amabasadorë njerëz provincialë e pa përgatitje. Nuk e dijnë sa ofenduse osht për ni ven me i çu ambasador mediokër e provincial. Osht mungesë e thellë e respektit për venin ku e çon anipse ti je ka ja bon ni të mirë militantit a kusherinit.
- Veç ni flamur duhet me pas konsullatat e amabasadat e Kosovës, veç flamurin tonë shtetnor
Kosova është projekti i përbashkët i krejt neve, i krejt partive, i krejt iniciativave ushtarake a politike që prej 1912 e tutje. Kosova është arritja jonë ma e madhe.