Vazhdon rënia e çmimit të naftës në Kosovë. Aktualisht një litër naftë po shitet me çmimin që është shitur para katër viteve.
Sot dizelli po shitet 1.27 cent Benzina 1.34 cent
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka konfirmuar për Gazetën Insajderise çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 4 viteve.
Berjani bëri të ditur se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.70 centë teksa ka kërkuar që edhe maketet të zbresin çmimet.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 cent Nafta është liruar, tani edhe maketet duhet t’i ulin çmimet”, dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit të jetë ma e lirë“, tha ai për Insajderin.
Teksa ka krahasuar edhe çmimet e derivateve në rajon, sipas tij Maqedonia e Veriut prinë për çmimet me të lira.
Pasi çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tani po qytetarët tanë janë duke u shërby me çmime ma të lira në regjion përveç ,,Maqedonisë Veriore ajo e ka dizelin ma të ulët se ne për arsye se akcizën e ka ma te ulte për 0.20 cent. Çmimet në regjion Kosovë Dizelli 1.26 €/ lit Benzina 1.34 €/lit Shqipëria* Dizel 1.59 €/lit Benzina 1.60 €/ Serbi Dizell 1.59 €/Lit Benzin 1.60 €/lit Mali Zi Dizel 1.41 €/lit Benzina 1.58 €/lit Bosnia* Dizel 1.30 €/lit Benzina 1.35 €/lit Maqedonia Veriore Dizel 1.17. €/lit Benzin 1.33 €/lit“, tha ai.