‘Si nëpër filma’: Hajni hyn në banesë dhe vjedh…

Vjedhjet e shpeshta të cilat po ndodhin janë një fenomen shqetësues për qytetarët e Kosovës, pasi shkaktojnë humbje dhe pasiguri.

Po ashtu, ndodhin edhe vjedhje të gjësendeve të ndryshme që qytetarët lënë para dyerve të banesave, raporton Sinjali.

Dje ka ndodhur një në një objekt banesor, në Fushë Kosovë, ku në pamje hihet një person teksa kryen vjedhje në katin e parë të një banese në këtë qytet. Për më pak se gjysmë minuti ai afrohet te dera e një banese, largon disa gjësende mbi karrocën që ia mësyu ta vjedh, e merr atë dhe largohet.

Ajo që bie në sy është se hajni vjedh karrocën pasi zbret nga kati i mësipërm i banesës. Ky ndoshta ka qenë plani i tij, që të mos vërehet nga banorët që mund të lëviznin nëpër banesë, gjatë asaj kohe.

Pronari i karrocës ka bërë të ditur për Sinjalin se kjo nuk është hera e parë që hajnat po kryejnë vjedhje para banesës së tij. Sipas tij, edhe para një jave, dikush ia ka vjedhur disa atlete para derës.

Megjithatë, ai shpreson se Policia do t’i kap të dyshuarit, pasi rastin e ka denoncuar në stacion policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *