Nita debaton me banorët: Më jeni vënë të gjithë kundër

Nita mendon se e gjithë shtëpia është kthyer kundër saj. Në debatin që ajo pati me Kristin ditën e djeshme, në fakt shtëpia u kthye kundër këtij të fundit, përveç Deas e cila i doli në mbrojtje Kristit.

Pjesa tjetër e shtëpisë, duke nisur nga Efi e deri tek Qetsori mbështetën Nitën dhe e quajtën Kristin çnjerëzor, vetëm për një lojë.

Pikërisht ky debat i cili nisi që prej ditës se djeshme, është kthyer në pikë diskutimi edhe ditën e sotme në shtëpi.

Nita i tha Luizit se ai, Dea dhe Kristi, të cilët janë të vetmit banorë që kanë në shtëpi që prej datës 24 dhjetor, kanë frikë nëse ajo i bashkohet atyre më 6 maj, pra në finale.

Ajo i tha Luizit se nëse ata të dy dalin “kokë më kokë”, e rrëmben ajo çmimin e madh dhe jo Luizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *