Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se nuk ka interes për politikën qendrore duke theksuar se ka ardhur vetëm për Prishtinën.
“Unë nuk jam politikan, e dua Prishtinën kam ardhur me transformu kryeqytetin, nuk kam ambicie për kryeministër. Më intereson vetëm Prishtina”, tha ai në Klan Kosova.
Ndërsa pohoi se e dëshiron edhe një mandat tjetër për të udhëhequr kryeqytetin.
“Patjetër që kam ambicie për një mandat tjetër, sepse planet që kam marrin kohë më shumë për transformim”, theksoi Rama.