“Nuk guxojnë ta shkarkojnë Nagipin”/ Tahiri me akuza të ashpra: Ai njeri e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund ta shkarkojë Nagip Krasniqin, pasi sipas tij ”ai njeri e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin“.

Sipas Tahirit, kryeministri është përpjekur që ta nxjerrë Krasniqin si të pafajshëm, pas arrestimit të tij.

”Nagip Krasniqi është i pezullum. Ai është njeriu që me gjasë e ka lidhur duar e këmbë Albin Kurtin, sepse përndryshe si nuk mundet me shkarku bordi që e ka emëruar Qeveria një person që është në paraburgim”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se e ka intervistuar në komision Nagip Krasniqin, të cilin e përshkruan si një njeri shumë të rëndësishëm, që sipas Tahirit nuk i kanë interesuar as vërejtjet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

”Ai njihet për një person shumë i pushtetshëm. Ke marrë një vërejtje nga ZRrE që nuk bën me tregu rrymë me kompaninë HCE, sepse nuk është e licencuar në Kosovë, pse e ke bërë një gjë të tillë. Tha nuk më intereson mua për ta”, ka deklaruar Tahiri në Pressing.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *