Mungesa e kuorumit shtyn votimin e rezolutës për KEK-un

Ka përfunduar debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Debati për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi ka ngjallur akuza dhe kundër akuza për keqpërdorime dhe korrupsion ndërmjet deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, u vendos që në një prej seancave parlamentare në ditët në vijim të prezantohet dhe votohet rezoluta e PDK-së dhe partive opozitare lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kyreparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se në mungesë të deputetëve, Rezoluta për debatin e radhës prezantohet dhe hedhet në votim në seancat e ardhshme të Kuvendit.

“Njoftohemi ne më herët, i shpërndahet deputetëve. Ne nuk e morën njoftimin me kohë, mirëpo mund ta lëmë në vazhdimin e kësaj seance, që me mbyll. Atëherë meqenëse nuk kemi deputetë të mjaftueshëm, mund ta lëmë për një herë tjetër dhe pastaj edhe prezantohet rezoluta dhe e hedhim atë në votim”, theksoi Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *