Një ngjarje tejet e tmerrshme ka ndodhur në Divjakë të Shqipërisë.
Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, një person i dehur ka vrarë babain e tij, shkruan Neutral.al.
Mediumi “ABC Neës” bën me dije se dorasi është Andrea Stafa që vrau babain e tij, Mitër Stafa.
E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur pasi babai i kishte kërkuar llogari djalit të tij se pse kishte pirë alkool.
Gjatë kohës së ngjarjes tragjike, në banesë ishte dhe djali tjetër i viktimës, që është invalid.
Personi që gjeti trupin e pajetë të babait, ishte djali i tretë. Pas ngjarjes, dorasi ende nuk ka folur para policisë, kjo për shkak se ai ende është nën efektin e alkoolit./Neutral.al/