Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna na tregoi se kënga e re, e cila është bashkëpunim, është gati për publikim.
Tayna dhe Buta kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor, i cili do të ketë dy këngë brenda një kënge.
“Mashallah x Hajde G’zuar” do të lansohet nesër në Youtube.
Për kohën e saktë këngëtarja nuk dha detaje, por na mbetet ta kuptojmë nesër.
Kujtojmë që ky projekt muzikor është kënga e fundit e albumit të Taynas.