Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, dhe në veçanti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka lidhje sic e ka quajtur ajo, mafinë energjetike.
Kadrijaj në “Five”, tha se Kurti qëllimisht po e mbron ambasadorin e Kosovës, në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-drejtorin e KEK-ut, me qëllim që t’i mbuloj krimet.
“Keqpërdorim i detyrës zyrtare, tendera njëburimor, Krasniqi ka qenë në VV, i emëruar nga Kurti, sikurse Martin Berishaj, që ka pas afërsi me presidenten dhe kryeministrin. Kjo heshtje është që të shuhet afera, ky zinxhir i bie që Qeveria është e lidhur me mafinë energjetike”, ka thënë ajo.
“Po shifet, se janë të lidhur me mafian energjetike, e kemi pa që gjatë muajve të verës, që Kosova i ka dhënë energji elektrike Shqipërisë, në dimër Shqipëria ia ka kthyer, tash kjo nuk ka ndodhë.Ne po importojmë energji me miliona, po është lidhshmëri, VV, cdo ivnestim që është dashë të ndodhë e ka kundërshtuar”, ka vijuar ajo.
Ajo tha se nëse Kurti do të ishte i pastër, do ta shkarkonte ambasadorin Berishaj, menjëherë pas raportimeve për korrupsion.